Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 19 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 2,117 është numri i dozave të treta të administruara deri më sot në Kosovë.

Ndërkaq që nga marrja e vendimit për dhënien e dozave përforcuese, mbi 19 mijë (19,084) qytetarë janë vaksinuar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës.

Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas MSh, qytetarët e moshës 21 deri në 40 vjet prijnë në imunizim, saktësisht deri më sot janë vaksinuar 627,678 qytetarë të kësaj moshe me një apo dy doza të vaksinës.

Në dhjetor, Kosova ka filluar me dhënien e dozës së tretë dhe asaj përforcueses kundër COVID-19.

Në Kosovë jepen vetëm vaksinat Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca – të dyja të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Procesi i vaksinimit në Kosovë filloi më 29 mars 2021.