Bashkim Ramosaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bashkim Ramosaj përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sonte, në serinë e debateve “Jeta në Komunë”, përballë Jeta Xharrës është kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Përveç Ramosajt, në debat do të marrin pjesë edhe asamblistët, Shkelqim Haxhinikaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Mon Selmonaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ilir Ferizaj, nga Partia Socialdemokrate (PSD), Florim Mataj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Faton Selmanaj, anëtarë i partisë Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Po ashtu, në lidhje virtuale përmes platformës Zoom, do të jenë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Deçani. Adem Lushaj, aktivist, Ndriçim Çekaj, student dhe Shpresa Loshaj, ambientaliste dhe themeluese e OJQ-së “Pishtarët”.

Bashkim Ramosaj sonte flet për punët e kryera dhe punët e pakryera në Deçan. Ai komenton edhe punësimet partiake që janë bërë në arsim e administratë publike të komunës.

Çfarë thotë Ramosaj për komentin e bashkëpartiakut nga Deçani, Daut Haradinaj, në lidhje me punimet në rrugën Deçan-Plavë?

A ndan subvencione në bujqësi kjo komunë?

Kush është gruaja që bënë biznes me bletë?

Për këto, por edhe shumë të tjera, sonte Bashkim Ramosaj përballë Jeta Xharrës në emisionin “Jeta në Komunë” që transmetohet sonte nga ora 22:20 në Facebook të Kallxo.com, RTV Dukagjini, TV Prizreni, TV Mitrovica dhe TV Syri.