Bashkim Ramosaj, Kryetar i Deçanit. Foto: Atdhe Mulla

Bashkim Ramosaj për rrugën Deçan-Plavë: Bëhet ose do e bëjë!

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se pas takimit të sotshëm me kryeministrin, Avdullah Hoti do të vazhdojë takimet me të gjithë ambasadorët.

Ramosaj përmes një postimi në facebook ka thënë se nëse nuk bëhët zgjidhja do e bëjë vet.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar te Deçanit!

Kam filluar sot takimet, fillimisht me kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me daten 27 gusht, kur do mbajmë takim me të gjithë Ambasadorët.

Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin.

Bëhet ose do e bëjë! 

 

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj me të cilin janë dakorduar për të pezulluar punimet e rrugës afër Manastirit të Deçanit.

Ky takim vie pasi dje, punimet në Deçan ishin zhvilluar me udhëzim të kryetarit të Deçanit, edhe pse qeveria kishte vendosur që punimet të pezulloheshin.

Kryeminstri Avdullah Hoti më 19 gusht kishte pezulluar punimet përgjatë rrugës, Deçan-Plavë.