Deçan

Bashkim Ramosaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë kanë rinisur

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka deklaruar se punimet në rrugën Deçan-Plavë kanë rinisur dje dhe janë duke vazhduar pas ndërprerjes të shtunën.

“Po punimet kanë fillu dje e janë duke vazhdu”, ka thënë shkurt Ramosaj për KALLXO.com

Punimet te rruga në Deçan ishin pezulluar me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti. Këtë e kishte bërë të ditur kryetari Ramosaj.

“Duke parë lajme jo të vërteta nëpër portale të ndryshme, ju njoftoj se, pas kërkesës së Kryeministrit z.Avdullah Hoti, kemi pezulluar punimet në rrugën R-108, deri në fillim të javës së ardhshme! Nesër është e diel, ditë pushimi edhe ashtu! Vazhdojmë të Hënën!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, kryetari Ramosaj.

Dje kryeministri Hoti tha se rruga Deçan-Plavë do të ndërtohet duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës. Sipas Hotit këto punime nuk do të ndikohen nga ‘zhurmat nëpër studio televizive’.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Alkesandër Vuçiq reagoi ndaj punimeve në rrugën që qon nga Deçani në Plavë, afër Manastirit të Deçanit.

Siç raportuan mediat serbe, Vuçiq paralajmëroi që do të kërkojë që të ndalohen përfundimisht punimet në atë zonë.“Në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do t’u kërkojë përfaqësuesve të Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë që të ndërpresin urgjentisht dhe përgjithmonë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të manastirit”, citohet të ketë thënë presidenti serb.

Punimet në rrugën Deçan-Plavë u ndërprenë me kërkesë të kryeministrit, rinisin të hënën