Foto: KALLXO.com

Barrikada në Rudarë, ndërrohen ushtarët e KFOR-it

Rreth orës 19:00 është bërë ndërrimi i trupave të KFOR-it në fshatin Rudarë të Zveçanit, aty ku janë të vendosura barrikadat e serbëve lokalë.

Aktualisht në këtë lokacion janë vetëm dy patrulla të KFOR-it duke vëzhguar situatën, ndërkaq në një shtëpi dykatëshe  afër barrikadave vërehen lëvizje të vazhdueshme të disa personave.

Po ashtu, një autobus me tabela të Novi Pazarit është futur në një rrugicë afër barrikadave.

Foto: KALLXO.com