Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Babai raporton në Polici se i është zhdukur vajza

Një burrë nga Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se që nga 3 janari i këtij viti, vajza e tij është zhdukur.

Sipas njoftimit të Policisë, vajza e ankuesit ka dalë nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë katër fëmijët dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.