FOTO LDK

Avdullah Hoti takohet me përfaqësuesit e FMN-së dhe OSBE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim shefen e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble dhe përfaqësuesin rezident për Kosovën, Ruud Vermeulen.

Gjatë këtij takimi  është diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend.
Hoti e ka njoftuar përfaqësuesen e FMN-së për punën e Grupit Parlamentar të LDK-së.

“Shefja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Eble e vlerësoi përkushtimin e Grupit Parlamentar të LDK-së, për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e LDK-së për media.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti, po ashtu ka pritur në një takim njoftues Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Yan Brathu.

Në këtë takim njoftues, sipas komunikatës për media, thuhet se është biseduar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.