Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Avdullah Hoti publikon foton e një qiriu, qindra persona i shprehin "ngushëllime"

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të një qiriu në mes të territ, me gjasë për të treguar që nuk ka rrymë.

Fotografia ka ngjallur reagimin e qindra personave, të cilët kanë komentuar nën fotografi.

Ajo që bie në sy është që shumica i kanë shprehur “ngushëllime”, sigurisht duke bërë shaka, e disa të tjerë, që po ashtu e kanë kuptuar mesazhin që përçonte fotografia, e kanë kritikuar Hotin dhe partinë e tij – LDK-në për gjendjen me furnizimin me rrymë në të cilën është vendi.

Ditëve të fundit në Kosovë kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike për shkak të pamundësisë së prodhimit të rrymës aq sa është konsumi.