Autoriteti i Konkurrencës mirëpret vendimin e Zemajt për anulimin e udhëzimit të çmimores së barnave

Anulimi i vendimit, i cili shfuqizonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e çmimeve të barnave nga Ministri Zemaj, Autoriteti i Konkurrencës e mirëpret këtë veprim.

“Vendimi i ri për plotësim ndryshim të UA për caktimin e çmimeve të barnave, Autoriteti i Konkurrencës do ta monitoroj më kujdes këtë proces. Vëzhgim i veçantë të këtij procesi do t’i bëhet pjesës së fiksimit të çmimeve të produkteve të ashtuquajtura OTC (over the counter) gjë që nuk do të lejojmë dhe çdo komponente tjetër që potencialisht mund të çrregullojë konkurrencën në treg”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Tutje në reagim thuhet se “Autoriteti i Konkurrencës qëndron mbrapa Mendimit të tij profesional të cilin e ka miratuar vitin e kaluar, në të cilin e ka udhëzuar dhe lejuar Ministrinë e Shëndetësisë që ta aprovoj këtë UA. U bëjmë thirrje Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe akterëve tjerë, që gjatë procesit të plotësim ndryshimit të UA për caktimin e çmimeve të jenë në konsultë të ngushtë me zyrtarët e AKK-së. Në të kundërtën çdo tejkalim ligjor apo devijim nga ekonomia e tregut, Autoriteti i Konkurrencës do ta ndalojë”, thuhet në njoftim.