Autoritetet malazeze kërcënojnë me mbyllje pas mosrespektimit të masave ndaj COVID-19

Autoritetet malazeze kanë paralajmëruar se një mbyllje totale prej dy javësh mund të imponohet nëse qytetarët vazhdojnë t’i shkelin masat e qeverisë për të ndalur përhapjen e COVID-19.

Të hënën, instituti për shëndet publik tha se ka regjistruar numër të madh të shkeljeve në masat e  sigurisë gjatë fundjavës, duke theksuar se mund të ndikojë në numrin e të infektuarëve gjatë javës që vjen.

Në i propozuam një mbyllje dy ose katër javore trupit kombëtar koordinues për sëmundjet infektive, por ata refuzuan një skenar të tillë si shkak i gjendjes ekonomike të vendit. Nëse numrat vazhdojnë të rriten, ne prapë do propozojmë masa të tilla,” tha instituti në një komunikatë për shtyp.

Më 13 nëntor, Ministria e shëndetësisë së Malit të Zi rivendosi mbylljen në gjithë vendin nga ora 21:00 deri në 05:00, derisa trafiku mes qyteteve ishte ndaluar të shtunën dhe të dielën. BalkanInsight