Nga një prezantim i ATK-së

ATK zbaton rekomandimin e BIRN-it, inspektorëve tatimor ju kërkohet të deklarojnë pasurinë

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka kërkuar nga të gjithë të punësuarit e ATK-së të bëjnë deklarimin e pasurisë. Deklarimi i pasurisë nga punëtorët e ATK-së ka qenë një nga rekomandimet e dhëna nga BIRN dhe ‘Demokraci Plus’ në raportin e monitorimit të punës së Administratës Tatimore të Kosovës.

Në këtë raport ndër të tjerash thuhej në ATK tash e dy vjet nuk është bërë deklarimi i pasurisë nga ana e të punësuarve.

BIRN dhe ‘Demokraci Plus’, kishin rekomanduar që drejtoi i përgjithshëm duhet të kërkojë nga zyrtarët të deklarojnë pasurinë.

Dy muaj më vonë, Drejtori i përgjithshëm i ATK-së ka marrë vendim që të gjithë të punësuarit në ATK ta deklarojnë pasurinë.

“Drejtori i ATK-së ashtu siç është e rregulluar me dispozita te Ligjit 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurave, ka marre vendim që t’u kërkojë të gjithë te punësuarave të ATK-së Deklarate e Pasurisë, po ashtu bazuar në ligjin 06/L-011 Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike tu kërkoj stafit plotësimin e formularëve (Deklaratat ) në lidhje me familjaret e zyrtareve që kanë biznese dhe deklarimet e individ apo subjekte që ofrojnë shërbime financiare, të tatimeve dhe kontabilitetit (Këto deklarata do të shërbejnë për të parandaluar në burim  konfliktin e interesit )”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Afati i përcaktuar për t’i plotësuar deklaratat e pasurisë nisë me datën 13 maj 2019 dhe përfundon me datën 12 qershor 2019.

Muaj më parë Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), kishte kërkuar që inspektorëve të të gjitha niveleve në Ligjin për deklamimin e pasurisë.

Propozimi kishte ardhur pasi me legjislacionin aktual publiku nuk ka mundësi të shoh pasurinë e inspektorëve dhe nuk ka mundësi që të raportojë mashtrimet dhe deklarimet e rreme të inspektorëve.

BRIN, i ka propozuar grupit punues të angazhuar nga Ministria së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për deklarimin e pasurisë ta zgjerojë numrin e zyrtarëve që detyrohen ta deklarojnë pasurinë, duke i përfshirë këtu edhe Inspektorët, policët hetues dhe doganierët.

Propozimi i tillë kishte marrë pëlqimin e grupit punues dhe me Ligjin e ri për deklarimin e pasurisë pritet që edhe Inspektorët e të gjitha niveleve, policët e hetuesisë, doganierët dhe hetuesit e AKK-së, të detyrohen ta deklarojnë pasurinë.

https://kallxo.com/ligji-i-ri-per-deklarimin-e-pasurise-pritet-te-perfshije-inspektore-police-hetues-dhe-doganiere/