Asnjë i vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 19 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në njoftim  thuhet se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe se pesë qytetarë të tjerë janë shëruar nga sëmundja.

Tutje është thënë se nurmi total i rasteve aktive është 460 dhe se deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është më shumë se 150 mijë.

KALLXO.com gjatë ditës ka raportuar se janë gjithsej 51 pacientë në Kosovë të prekur nga COVID-19 që po marrin tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ku 17 nga ta janë të konfirmuar me COVID-19 ndërsa 34 te tjerë janë pacientë post-COVID dhe se njëri nga këta pacient është duke marrë mjekim intensiv pasi që është në gjendje të rëndë shëndetësore.