AShNA: Temperaturat mund të shkojnë deri në 40 gradë Celsius javën e ardhshme

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme temperaturat në vend mund të shkojnë deri në 40 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, vala e këtij të nxehti në rajon është e ndikuar nga masat ajrore afrikane.

Derisa, temperatura minimale për herë të parë këtë vit, do të shënojë 20 gradë Celsius.

“Vala e të nxehtit që ka përfshirë rajonin tonë, e ndikuar nga masat ajrore afrikane, do të mbretërojë edhe javën e ardhshme. Moti do të përshkohet me vranësira të pakta, erëra kryesisht të lehta herë pas here të rrëmbyeshme nga drejtime të ndryshme, ndërsa temperaturat minimale për herë të parë deri më tani këtë vit do të ulen deri mbi 20°C, kur edhe do të regjistrojmë netët e para tropikale”- thuhet në njoftim.

Derisa, temperaturat maksimale, sipas AShNA, do të sillen nga 33 – 38 gradë Celsius , madje ekstremet maksimale lokalisht mund të shënojnë edhe 40 gradë Celsius.

Vapë në Kosovë, apelohet për kujdes në kontaktin me rrezet e diellit