Arrin në 42 numri i viktimave të tërmetit në Shqipëri

Sipas mediave në Shqipëri numri i viktimave nga tërmeti që goditi shtetin shqiptar, ka arritur në 42.

Klan Tv raporton se nga rrënojat është nxjerrë edhe një trup i pajetë.

Sipas këtij mediumi, është kaluar shifra e tërmetit të vitit 1979, që kishte 40 viktima.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë  ka publikuar emrat e viktimave të tërmetit, ku 15 janë nga rajoni i Durrësit, 23 nga rajoni i Krujës dhe 1 nga rajoni i Lezhës.