Ilustrim

Arrestohet tre persona, dyshohen se sulmuan dy të tjerë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar tre persona në Gjakovë, të cilët është thënë se po dyshohet se kanë sulmuar dy persona të tjerë.

Rasti është raportuar në Polici nga dy viktimat, të cilët raportuan se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë ndërsa dy të tjerë në këtë sulm kanë përdorë edhe thika.

Pas kësaj, të dyshuarit është thënë se janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën Gjon Nikoll Kazazi në Gjakovë, dje rreth orës 15:56.

Sipas njoftimit, pas veprimeve të menjëhershme policore janë arrestuar tre të dyshuarit, dhe nga njëri i dyshuar është sekuestruar një revole.

Po ashtu, në njoftim është thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.