Arrestohet për korrupsion deputeti i partisë në pushtet në Japoni

Autoritetet japoneze kanë arrestuar të mërkurën një deputet të partisë në pushtet, Tsukasa Akimoto, nën dyshimin se ka marrë ryshfet nga një kompani që dëshiron të hapë një kazino në Japoni, deklaruan prokurorët e Tokios, raporton Reuters.

Disa orë më vonë, prokurorët bastisën zyrën edhe të një deputeti tjetër të Partisë Liberal-Demokrate (PLD) në kuadër të të njëjtim hetim, njoftojnë agjencia e lajmeve Kyodo dhe media të tjera japoneze.

Arrestimi i një anëtari eminent të PLD-së, e drejtuar nga kryeministri Shinzo Abe, mund të forcojë armiqësinë e popullatës ndaj kazinove, të cilat fare nuk janë të popullarizuara në Japoni, raporton Reuters..

Anëtar i qeverisë deri në muajin tetor, Tsukasa Akimoto ishte ngarkuar me dosjen e kazinove.

Ai dyshohet se ka marrë 3 milionë jenë (rreth 24.750 euro) para të thata dhe ka pranuar t’i paguhen pushimet me familje në vlerë mbi 5.850 euro.