Ilustrim

Arrestohet një shtetas i Kosovës e një i Austrisë në Prishtinë, policia iu gjeti mariuhanë

Një shtetas i Kosovës dhe një i Austrisë janë arrestuar në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:58 dhe ata po dyshohen për posedim të narkotikëve.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është thënë se tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një peshore digjitale, katër grinder, një gram marihuanë, një kuti rizlla si dhe disa para te gatshme.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.