Ilustrim

Arrestohet një person në Podujevë për armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë me dy predha dhe një karikator.

Rasti ka  ndodhur dje në rrugën, “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Me urdhër të prokurorit është bërë kontrolli i shtëpisë së dyshuarit dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar  edhe një armë dhe një karikator i zbrazët.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari lirohet rasti shkon në procedurë të rregullt.