Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se gënjeu policinë për një rast të vjedhjes

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se në tetor të këtij viti kishte lajmëruar një rast vjedhjeje.

Sipas njoftimit të Policisë, personi që kishte lajmëruar vjedhjen është arrestuar, pasi sipas Policisë është vërtetuar se ai ka deklaruar rrejshëm.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.