Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Deçan për tentim vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan dje rreth orës 18:00 pasi i njëjti ka shtënë me armë drejt një personi tjetër.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja kalibrit 7.62 mm ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa nuk raportohet për të lënduar.