Policia/Ilustrim

Arrestohet një i mitur në Gjakovë për gjuajte me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të mitur në fshatin Qerim të Gjakovës, pasi i njëjti ditë më parë dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.