Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e 56-vjeçarit në Mitrovicë

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e 56-vjeçarit në Mitrovicë.

I njëjti ishte gjetur pa shenja jete më 12 gusht në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë të Jugut.

Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë.

Sipas njoftimit, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar dje personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar.

“Në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari”- thuhet tutje në njoftim.

Policia tutje ka njoftuar se me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.

Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Mitrovicë