Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Rahovec

Një burrë është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 21 nëntor rreth orës 15:00, ndërsa arrestimi ka ndodhur më 5 dhjetor.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.