Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Fushë Kosovë

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën e sulmit seksual ndaj një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën” – ka thënë Policia.

Rasti është raportuar se ka ndodhur në Fushë Kosovës, përderisa PK ka thënë se tek i dyshuari kanë gjetur edhe substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas raportit 24-orësh policor, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe janë konfiskuar 10.99 gram marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur rreth orës 18:38, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.