Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për kanosje ndaj personit zyrtar në Prizren

Një burrë është arrestuar pasi që dyshohet se ka kanosur një person zyrtar përmes rrjeteve sociale.

“Njësitet e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër kosovare” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti thuhet se ka ndodhur më 6 shkurt, rreth orës 21:45, në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.