Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e saj

Një grua është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë, pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e saj.

Sipas Policisë, gjatë arrestimit e dyshuara ka sulmuar fizikisht zyrtaren policore, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00 në Pejë.