Pika kufitare në Bërnjak. Foto: KALLXO.com

Arrestohet një grua, dyshohet se sulmoi zyrtarët policorë në Bërnjak

Një grua është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi dyshohet se sulmoi zyrtarët policorë në stacionin në Bërnjak.

Në raportin ditor thuhet se e dyshuara kosovare, pasi që kishte shkuar në stacion policor për të pyetur në lidhje me një rast, nuk kishte respektuar urdhrat e zyrtarëve policor e edhe i kishte sulmuar ata.

Me këto veprime e njëjta dyshohet se kreu vepër penale për çka edhe u arrestua dhe u intervistua.

Për ngjarjen u njoftua edhe prokurori kujdestar ndërsa me vendim të këtij të fundit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.