Foto: Ilustrim

Arrestohet mbikëqyrësi i Zyrës për Mbrojten e Viktimave, dyshohet për keqpëdorim detyre

Prokuroria ë Prishtinë, ka njoftuar se ka ndaluar një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në njoftim thuhet se i ndaluari është A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.