Arrestohet i mituri pasi rrahu një të mitur tjetër

Një i mitur është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë nën dyshimet se i njëjti i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një të mituri tjetër.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar edhe tretman mjekësor në QKMF në Podujevë e më pas për shkak të gjendjes shëndetësore, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.