Pranga - Foto: Rtv21

Arrestohet i dyshuari që nuk zbatoi urdhrin e mbrojtjes së gjykatës për ish-gruan e tij

Një burrë në Gjilan është arrestuar pasi që nuk zbatoi urdhër mbrojtësin e ish-bashkëshortes së tij, të lëshuar nga gjykata.

Rasti i cilësuar si “Mospërfillje e gjykatës” dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Marie Shllaku”, dje rreth orës 15:40.

Sipas raportit policor, i dyshuari ka tentuar ta ndalojë viktimën dhe i ka penguar lëvizjen e veturës ku gjendej ajo.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, pasi që është intervistuar.