Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin që ka ndodhur para afro 20 vitesh në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhur afro 20 vjet më parë në Prizren.

Sipas Policisë, i dyshuari është ndaluar dje në pikën kufitare në Merdarë.

Ngjarja për të cilën është arrestuar i dyshuari ka ndodhur më 11.01.2001.

Policia nuk ka treguar se për cilin rast bëhet fjalë.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje.