Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari për rastin e plagosjes së dyfishtë në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarin për rastin e plagosjes që ka ndodhur dje në qytet.

Dje në rrugën “Bardhyl Qaushi” si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dy persona.

Në raportin e Policisë thuhet se dy viktimave u është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin e Gjakovës. Njëri prej tyre është liruar në shtëpi, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Sipas mjekut kujdestar, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Tutje nga Policia u bë e ditur se sot, pas hetimeve, është marrë informata për vendndodhjen e të dyshuarit i cili pas veprimeve operacionale është arrestuar.

Po ashtu, tek i njëjti është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast,

Pas arrestimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.