Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Novobërdë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Novobërdë, pasi që dyshohet se ka dhunuar një grua.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 27.05.2024.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viktima, ndërkaq është dërguar për ekzaminim mjekësor.