Foto: Eurovision News

Tre të zhdukur nga përmbytjet në Zvicër

Tre persona janë zhdukur pasi përmbytjet kanë përfshirë qytetin juglindor zviceran Misox në luginën alpine të Graubünden, raporton BBC.

Një stuhi masive të premten mbrëma (21.06.2024) bëri që lumenjtë të dalin nga shtretërit, duke përmbytur rrugët dhe duke bërë që disa dhjetëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre, thanë autoritetet lokale.

Më në perëndim, vendpushimi alpin i Zermatt është izoluar nga ujërat e përmbytjeve.

Pamjet nga qyteti, i cili shtrihet në bazën e malit ikonik Matterhorn, treguan përmbytjet që shpërthyen nëpër rrugë më 21.06.2024.

Shërbimet e trenave midis Visp dhe Zermatt janë pezulluar dhe rruga midis Täsch dhe Zermatt është mbyllur, duke e lënë resortin plotësisht të paarritshëm.

Autoritetet ishin përgatitur për disa përmbytje, duke kufizuar hyrjen e publikut në brigjet e Rhône dhe degët e tij që nga e premtja (21.06.2024).

Qeverisja e Graubünden tha se po e ndiqte situatën me “shqetësim të madh” dhe dalënderoi shërbimet lokale të urgjencës./BBC

Përgatiti: Florinda Kelmendi