Disa nxënës u larguan nga testi i maturës për shkak të përdorimit të telefonit, rezultatet do të dalin më 1 korrik 2024

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se rezultatet e testit të maturës pritet të dalin më 01.07.2024.

Komisioni Shtetëtor i Maturës ka bërë të ditur se 19 mijë maturantë iu nënshkruan këtij testi teksa provimi është organizuar në 151 Qendra të Testimit dhe janë sistemuar në 1500 klasa.

MASHTI ka treguar se në disa nga qendrat ka pasur përjashtime të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonit.

“Këtë vit kanë qenë të angazhuar 180 kryetarë të komisioneve të caktuar nga MASHTI, 1500 administrues dhe 1500 mbikëqyrës nga Parlamenti i studentëve të UP-së”- ka njoftuar Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) më 22.06.2024.

KShM ka theksuar se do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi.

Ky komision falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.

Nxënësit e gjimnazit, shkollave profesionale kanë aplikuar online përmes platformës e-Kosova për ta paraqitur provimin e maturës. Kjo është mënyra me të cilën Ministria e Arsimit i ka sistemuar nxënësit në klasë të ndryshme për provimin e maturës.

Aplikimi për ta paraqitur provimin e maturës në platformën e-Kosova është lansuar më 27.05.2024.

Kjo është hera e parë që nxënësit e paraqesin në formë online provimin e maturës derisa më parë e kanë paraqitur fizikisht në shkollë.

Në provimin e maturës, nxënësit kanë katër lëndë, tri prej tyre janë: Gjuha shqipe, Matematika dhe Gjuhë angleze. Kurse, lënda e katërt zgjidhet nga vet nxënësi, e që përfshin njërën nga lëndët tjera të mbetura.

Provimi i maturës do të mbahet më 22.06.2024, kurse afati i dytë për ata që nuk arrijnë ta përfundojnë në qershor është më 31.08.2024.