Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari i cili shërbeu me kafe disa persona në lokalin e tij

Një person në rrugën “Zahir Pajaziti“, në Pejë është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme pasi që i njëjti nuk ka vepruar sipas vendimeve në fuqi për shkak të koronavirusit.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi që nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, pasi që në lokalin e tij kishte lejuar të qëndronin disa persona të cilët i kishte shërbyer me kafe.

Përveç njësitit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.