Studimi: COVID-19 mund të shkaktojë tkurrje të trurit, humbje të kujtesës

COVID-19 mund të shkaktojë tkurrjen e trurit, ta zvogëlojë lëndën gri në rajonet që i kontrollojnë emocionet dhe kujtesën dhe t’i dëmtojë zonat që e kontrollojnë shqisën e nuhatjes, ka zbuluar një studim i Universitetit të Oksfordit.

Shkencëtarët thanë se efektet u panë edhe te njerëzit që nuk ishin hospitalizuar me COVID-19 dhe, në rast se ndikimi mund të anulohej pjesërisht ose nëse ato do të vazhdonin në një afat të gjatë, nevojiteshin hetime të mëtejshme.

“Ka prova të forta për anomalitë e lidhura me trurin në COVID-19,” thanë studiuesit në studimin e tyre, i cili u publikua të hënën.

Edhe në raste të lehta, pjesëmarrësit në hulumtim treguan “një përkeqësim të funksionit ekzekutiv” përgjegjës për fokusin dhe organizimin, dhe nw njw tru mesatar per nga madhwsia tkurrjet ishin midis 0.2% dhe 2%.

Studimi i rishikuar nga kolegët, i botuar në revistën Nature, i hetoi ndryshimet e trurit në 785 respondentw të moshës 51-81 vjeç, truri i të cilëve u skanua dy herë, duke përfshirë 401 respondentw që u infektuan me COVID-19 midis dy skanimeve të tyre. Skanimi i dytë është bërë mesatarisht 141 ditë pas skanimit të parë.

Studimi u krye kur varianti Alfa ishte dominant në Britani tw madhe dhe nuk ka gjasa ta përfshijë ndonjë të infektuar me variantin Delta.

Studimet kanë gjetur se disa njerëz që kishin COVID-19 vuajtën nga “mjegulla e trurit” ose turbullira mendore që përfshin dëmtim të vëmendjes, përqendrimit, shpejtësisë së përpunimit të informacionit dhe kujtesës. 

Studiuesit nuk thanë nëse vaksinimi kundër COVID-19 kishte ndonjë ndikim në gjendjen, por Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar tha muajin e kaluar se një rishikim i 15 studimeve zbuloi se njerëzit e vaksinuar kishin më shumë gjasa për të zhvilluar simptoma të COVID-19 të gjatë krahasuar me ata që nuk janë vaksinuar fare./VoA