Foto: REL

Më shumë se 30 kompani do të fillojnë ta prodhojnë pilulën COVID të Pfizer

Gati më shumë se 30 kompani në mbarë botën së shpejti do të fillojnë të prodhojnë versione gjenerike të pilulës së koronavirusit të Pfizer, tha të enjten Grupi i Patentave të Medicineve të mbështetur nga OKB-ja që negocioi marrëveshjen.

Pishina e Patentave të Medikamenteve tha në një deklaratë se marrëveshjet e nënshkruara me 35 kompani duhet të ndihmojnë në vënien e Nirmatrelvirit antiviral të Pfizer, ose Paxlovoid, të disponueshëm për më shumë se gjysmën e popullsisë së botës.

Prodhuesit e barnave gjenerike në një duzinë vendesh në Azi, Karaibe, Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore do të fillojnë ta prodhojnë ose përbërësit e papërpunuar për ilaçin Pfizer ose vetë pilulën. Ndër kompanitë e ofruara për një licencë ishte një në Ukrainë, e cila ende nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë se mund të marrë pjesë.

“Kjo do ta bëjë një ndryshim të madh për vendet,” tha Charles Gore, drejtor ekzekutiv i ‘Medicines Patent Pool’. Ai tha se disponueshmëria e ilaçit Pfizer në disa nga vendet më të varfra të botës është veçanërisht kritike. 

Gore vlerësoi se disa nga kompanitë gjenerike mund të jenë gati t’i dorëzojnë barnat e tyre për miratim rregullator më vonë këtë vit, me disa furnizime të disponueshme në vitin 2023.

Ilaçi i Pfizer është zbuluar se e redukton rrezikun e hospitalizimit l ose vdekjes tek njerëzit në rrezik të COVID-19 të rëndë deri në 90%; Ai gjithashtu mendohet të jetë efektiv kundër variantit Omicron, sepse nuk synon proteinën spike të koronavirusit, ku janë shumica e mutacioneve shqetësuese.

Shumë ekspertë shëndetësorë e mirëpritën marrëveshjen në fjalë, por theksuan se ende mbeten boshllëqe. Disa vende që kanë pësuar epidemi shkatërruese të COVID-19, sikurse Brazili, për shembull, janë përjashtuar nga marrëveshja. Sipas kushteve të marrëveshjeve, kompanitë braziliane mund ta prodhojnë pilulën Pfizer, por versioni gjenerik nuk do të jetë i disponueshëm për shitje atje.

Pfizer nuk do të marrë honorare nga shitja e ilaçit të saj nga kompanitë gjenerike për sa kohë që pandemia e koronavirusit mbetet e klasifikuar si një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH.

Në muajin janar, ‘Medicines Patent Pool’ bwri tw ditur pwr një marrëveshje të ngjashme me Merck, kur nënshkroi marrëveshje me më shumë se njëzet kompani të licencuara për ta prodhuar pilulën e tyre COVID, Molnupiravir.

Asnjë nga kompanitë që i prodhojnë vaksinat kundër COVID-19 nuk ka pranuar deri më tani të punojë me grupin për t’i lejuar prodhuesit e tjerë t’i bëjnë vaksinat e tyre./AP