Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet 60-vjeçari në Rahovec, i sekuestrohen dy pistoleta

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Të dyshuarit 60-vjeçar i janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe tre fishekë.

Policia ka njoftuar se në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Celinë të Rahovecit.

H.D. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”- ka njoftuar Policia.