Ilustrim

Arrestohet 13 muaj pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës, i burgosuri, V.K, i cili më 26.09.2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë (Institucion i tipit të hapur), është arrestuar nga Policia.

Sipas zyrës për informim V.K. ishte i dënuar me një vit e dy muaj burgim për veprën penale -vjedhje pylli.

Në njoftim thuhet se i njëjti pas arrestimit nga Policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.

Gjithashtu theksohet se sipas planit operativ “Coronavirus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetëditore të karantinimit për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt.