FOTO ILUSTRIM

Llapjani Sulmon Gruan me Thikë dhe Arratiset

Në qytetin e Podujevës një person i dyshuar e ka sulmuar bashkëshorten e tij me thikë dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Siç njofton Policia i dyshuari është arratisur, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor.

“Podujevë, 25.07.2017-15:40. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar për arsye të pa njohura ka kanosur me thikë  dhe më pas e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në raportin 24 orësh Polica ka njoftuar se në rajonin e Prishtinë kanë ndodhur edhe disa incidente kriminale.

“Fshati Dobraj e Madhe, Lipjan, 25.07.2017-08:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Gjate intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon armë me leje dhe e njëjta nga njësiti policor është konfiskuar për shkaqe sigurie. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.