Ilustrim: Prangosja e një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen tre të dyshuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një 18-vjeçareje

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 18-vjeçare në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës  H. M., 20-vjeçar dhe G. B., 21-vjeçar dyshohen se me forcë e kanë futur në veturë vajzën dhe e kanë rrëmbyer.

Të njëjtit ndaj viktimës kanë ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa, B.M., 34-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se e ka dhunuar viktimën.

Viktima muaj më parë ka deklaruar se është dhunuar nga 34-vjeçari të cilin nuk e kishte raportuar në Polici.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.