Arrestohen tre persona për shitje të kokainës në Gjakovë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë pasi janë zënë duke shitur substancë narkotike të llojit kokainë.

Organet e rendit kanë sekuestruar dy vetura, tre telefona, 5 mijë e 483 euro para kesh, 3 mijë e 500 lekë, si dhe të holla në valuta të tjera si franga, dollarë dhe funta.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti kishte ndodhur në janar të këtij viti ndërsa arrestimi është kryer dje nga Policia.