Foto: Ilustrim

Arrestohen pesë persona të dyshuar për disa vjedhje

Janë arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. Të arrestuarit siç njofton Policia e Kosovës janë I.A 54 vjeç, N.Z. 41 vjeç, Q.G. 39 vjeç, R.S. 34 vjeç dhe R.S. 29 vjeç.

Ata dyshohet se janë të përfshirë në së paku katër raste të vjedhjes, të cilat kanë ndodhur në fshatin Slivovë.

“Hetuesit policor kanë gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura të cilat arrijë vlerën rreth 5,000 eurove. Personat e arrestuar me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme të lidhura me rastet”, thuhet në njoftimin e Policisë.