Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

Arrestohen katër persona në Pejë

Policia e Pejës ka njoftuar se kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprat ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Kanosje’.

Ngjarja ka ndodhur me 29.09.2019 rreth orës 21:47 në fshatin Irzniq të komunës së Deçanit.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet relevante të policisë, por personat e dyshuar ishin larguar nga aty, ndërsa një person viktimë ishte dërguar në QKMF në Deçan për t’i ofruar ndihmën mjekësore”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bën të ditur se viktima kishte lëndime të rënda në kokë, por ishte jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ishte i goditur nga shufra e metalit.

Ndërsa dy të dyshuarit, shtetasit V. H. dhe një person i mitur janë arrestuar  nga policia, mirëpo me vendim të prokurorit të shtetit i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu policia njofton se me 1 tetor ka arrestuar edhe dy shtetas të tjerë të cilët janë ndaluar me vendim të prokurorit shtetit, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.