Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuarit për vjedhje në tri shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje të rënda në Graqanicë.

Sipas njoftimit të policisë, rastet e vjedhjeve kanë ndodhur me 31 dhjetor 2019, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Të dyshuarit dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer vjedhjet në shtëpitë e tre viktimave, ku kishin vjedhur para të gatshme.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.