Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, njërit iu gjetën dy armë në lokal

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Tranzitin e Vjetër në Prizren pasi kanë pasur një mosmarrëveshje.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.