Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar në Gjilan, mbajtën në lokal një person dhe e rrahën

Përgjatë datave 8-09.06.2024 një personi në Gjilan dyshohet se iu privua kundërligjshëm liria.

Policia njofton se viktima burrë ka raportuar në Polici se dy persona të panjohur e kishin mbajtur në një lokal dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore sipas Policisë si dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin 24-orësh të Policisë tregohet se janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit.

Personat e arrestuar, burra kosovarë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.