Foto: Policia e Kosovës

Arrestohen dy persona, njëri nga ta i kërkuar nga Policia, konfiskohet një Kallashnikov

Dy persona, R.A., 32-vjeçar dhe R.A., 28-vjeçar, janë arrestuar nga Policia mbrëmë rreth orës 22:00.

Arrestimi i të njëjtëve është bërë në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë.

32-vjeçari sipas Policisë ka qenë në kërkim për kanosje, mbajtje në pronësi të armës pa autorizim si dhe për asgjësim të pasurisë, vepra këto që dyshohet të kenë ndodhur më 16 janar në Podujevë.

Lidhur me rastin e lartpërmendur është arrestuar edhe i dyshuari tjetër 28-vjeçari R.A..

Të dy me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka njoftuar edhe kanë sekuestruar një armë të tipit Kallashnikov që dyshohet se është përdorur në rastin e mësipërm nga të dyshuarit.