Ilustrim

Arrestohen dy persona në Prishtinë, tentuan të vjedhin fëstëk në market

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 19.03.2024 ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi në bashkëveprim ata kanë tentuar të vjedhin në një market.

Sipas Policisë, te njëri prej të dyshuarve janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114 euro.

Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.